10 gafat e politikanëve shqiptarë që bënë xhiron e rrjetit

Ndodh që nga emocionet, nga shpejtësia, nga lodhja apo nuk e dimë se çfarë tjetër, gjatë fjalimeve të tyre në parlament apo në fushata, politikanët shpeshherë të bëjnë gafa. Tanimë prej vitesh gafat nuk kanë të sosur nga politikanët dhe frymëzuar nga rasti i fundit “Xing.al” vendosi të sjellë disa nga gafat më të papara që kanë ndodhur.

Një nga gafat që bëri shumë bujë ishte kur Rudina Hajdari u ngatërrua gjatë fjalimit të saj dhe tha: “Deputetët do jenë edhe më ‘kër-ka-llogaridhënës”. Në të njëjtin fjalim, Hajdari u ngatërrua kur tha: “Në kryeqytetin e Tiranës…”

Një tjetër gafë nga Rudina Hajdari ishte kur teksa fliste për reformat e ndërmarra nga grupi i saj i demokratëve, deputetja tha se do të vijojë të përçahet Shqipëria.

Lapsusi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj u kthye viral në rrjetet sociale vitin e kaluar. Në momentin kur po fliste gjatë seancës plenare, Gjonaj u ngatërrua dhe tha: “Se jemi kar-karshi…”

Vite më parë Nard Ndoka gjatë fushatës, mes emocioneve u ngatërrua shpeshherë gjatë fjalimit, por momenti që shkaktoi të qeshura ishte kur tha: “Të sakri-ci-fikojnë…”

Vite më parë u bë virale edhe gafa e ish-zëdhënëses së Berishës, Erla Mëhilli. Gjatë një fjalimi për mediat, Mëhilli bëri një lapsus teksa shqiptonte fjalën “Shihet”, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Dy vite më parë edhe Eduart Ndocaj u ngatërrua gjatë fjalimit të tij në parlament duke u shprehur: “Kërkoj që të mbahet edhe një 1 m..t heshtje…”.

Edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk i ka shpëtuar gafave kur gjatë një seance plenare po shumëzonte dhe tha: “7 herë 7 bëjnë 42”.

Deputeti Cakaj gjithashtu ka bërë një sërë gafash. Një rast ishte kur Cakaj në Samitin e Diasporës ngatërroi poemën e Naim Frashërit, “Bagëti e Bujqësi”. Ministri e kaloi momentin e sikletshëm me duartrokitje nga salla.

Gafa më e fundit është e deputetes Majlinda Halilaj, fjalimi i të cilës prej ditës së djeshme po bën xhiron e rrjetit. Në fjalimin e saj, gafat ishin të shumta, ku një ndër to ishte edhe mos shqiptimi i fjalës “Korporatë”, duke e shqiptuar “Koperatë”.

loading…