1 mijë e 132 raste të dhunës në familje të raportuara vetëm nga janari e deri në qershor të këtij viti

Rastet e dhunës në familje në Kosovë po shënojnë rritje.

Vetëm nga fillimi i këtij viti deri në qershor, janë raportuar plot 1132 raste të dhunës në familje, 122 raste më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

Në muaji qershor i këtij viti, ka qenë muaji me më së shumti raportime të këtyre rasteve, me plot 235. Ndërkaq muaji me më së paku raste të raportuara ka qenë muaji shkurt, me 148.

Në anën tjetër, vitin e kaluar nga janari deri në dhjetor janë raportuar 2069 raste të dhunës në familje, ku në muajin gusht janë raportuar më së shumti raste me gjithsej 217 të tilla, ndërkaq shifrën më të ulët të këtyre rasteve e mban muaji tetor me 147.

Bllakani.info ka marrë statistikat e përgjithshme nga policia e Kosovës:

Tab.1 Numri I rasteve te raportuara sipas dt. Incidentit

Numri I rasteve te raportuara sipas dt. IncidetitTe kryera
2020
172* Vrasja12
173* Vrasja e rëndë15
Janar – Gusht 2021
172* Vrasja7
173* Vrasja e rëndë13

Tab.2 Numri i viktimave te gjinise femerore per rastet e raportuara nga neni 172* Vrasja dhe 173* Vrasja e Rende

Numri I viktimave te gjinise femeroreFemra
2020 
172* Vrasja2
173* Vrasja e rëndë5
2021
172* Vrasja1
173* Vrasja e rëndë1