“1 grek më pak, 1 bastard më pak”, reagon Meta: E papranueshme

Në reagimin e Presidencës për vrasjen në Bularat, ku cilësohet si një ngjarje e izoluar, përmendet edhe banderolën e shfaqur nga tifozët në ndeshjen e një dite më parë të futbollit mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Në deklaratë thuhet se parulla e shfaqur dje në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu është jo vetëm e papranueshme, por thellësisht e dënueshme.

Në ndeshjen Partizani-Skënderbeu tifozët shpalosën një banderolë ku shkruhej: “1 grek më pak, 1 bastard më pak”.