​“Vrasja e grave me paramendim”, PSD vendos flamuj të zi

Partia Socialdemokrate (PSD) sot ndërmori një aksion simbolik kundër vrasjeve së grave, duke vendosur flamuj të zinj dhe pllakate me mbishkrimet “Vrasjet e grave janë vrasje të paramenduara” dhe “Vrasjet e grave janë vrasje te paralajmëruara”.

Shkas për ndërmarrjen e këtij aksioni simbolik ishte vrasja e një gruaje 44-vjeçe ditë më herët nga ish-bashkëshorti i saj në Prishtinë.

Teuta Rrusta nga PSD, tha për Kosovapress se aksioni ka për qëllim sensibilizimin e ndaljes së dhunës ndaj grave, pasi që sipas saj, këto të fundit po trajtohen si qytetare të rendit të dytë.

Rrusta gjithashtu thotë se do të ishte e duhura që prokurori i rastit të jap dorëheqja dhe zinxhiri komandues të shoh se ku ka ngecur kjo çështje.

“Ne sot si Parti Socialdemokrate, duke pasur në qendër të vëmendjes çështjen gjinore, e kemi ndërmarr një aksion i cili vë në pah humbjen e jetës së grave, e cila siç duket në Republikën e Kosovës nuk e kanë vlerën e qytetarit. Pra, gratë përgjithësisht trajtohen si qytetare të rendit të dytë. Në këtë kombinim hyn edhe statusi social dhe klasa shoqërore, mirëpo përgjithësisht çka shohim ne është se gratë vriten edhe pse janë gra, kështu që ky është një problem shumë i madh, i cili duhet ngritur në nivel vendi, ndërkohë që shteti nuk ka ndërmarrë hapa për sa i përket aspektit ekonomik e as gjyqësor-ligjor. Ne kemi gra që denoncojnë rastin, por pastaj nuk ndërmerren hapat e nevojshëm dhe e dëgjojmë krismën e vrasjes së saj, d.m.th. këto raste tragjike po përsëriten, përderisa më askush nuk po tronditen më shumë se një ditë, prandaj edhe flamujt që ne i kemi qit të zinj, janë jo tipik për flamuj, por ka qenë ideja për tronditje në aspektin sensibilizues për vrasjen e grave, humbjen e jetës, mungesën e atyre grave në jetë” , tha Rrusta.

Duke folur rreth rastit të fundit të vrasjes, Teuta Rrusta konsideron fajtor organet kompetente, të cilat kanë qenë të njoftuara paraprakisht lidhur me rastin, por që sipas saj nuk kanë marrë asgjë në këtë drejtim, për çka ajo kërkon dorëheqjen e prokurorit të rastit.

“Vajza e Sebahates, 11 ditë më herët, ka denoncuar rastin dhe ky rast nuk është marrë me seriozitetin e nevojshëm. Një institucion përgjegjës ka për detyrë ta procedojë rastin dhe të ndërmarrë hapa urgjentë, por jo ta lë në procedurë të rregullt çështjen. Atëherë na kemi plotësisht të drejtë kur e quajmë bashkëfajtor në vrasje… Ka dështuar edhe familja si institucion për të ofruar një hapësirë dashurie, afërsisë, sigurisë. E kemi shtetin që po ashtu i braktisë gratë përmes mekanizmave që përmendëm. Por tash përpos kërkesës që institucionet me ndërmarr hapa, qysh është më së pari duhet që prokurori i rastit të jep dorëheqje, dhe zinxhiri komandues duhet të zbulojë se ku ka ngecur çështja”, tha Rrusta.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës, dënimin më të rëndë për vrasje e parasheh dënimin me burgim të përjetshëm.