​Thaçi: Zhbllokimi i fondeve të MCC-së lajm i mirë, partneriteti i përhershëm me ShBA-në rrugë e vetme

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka vlerësuar si lajm të mirë për Kosovën zhbllokimin e fondeve të MCC-së.

Përmes një postimi në FCB, Thaçi ka thënë se partneriteti i përhershëm me Uashingtonin është rrugë e vetme që çon drejt një të ardhmeje të sigurt për Kosovën, në paqe e prosperitet për gjithë qytetarët tanë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Zhbllokimi i fondeve të MCC-së është një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka çmim. Partneriteti i përhershëm me Uashingtonin është rrugë e vetme që çon drejt një të ardhmeje të sigurt për Kosovën, në paqe e prosperitet për gjithë qytetarët tanë. HTH