​Sulmohen tre policë, arrestohen dy persona në Obiliq

​Sulmohen tre policë, arrestohen dy persona në Obiliq ​Njësiti policor ka arrestuar në Obiliq dy të dyshuar të komunitetit rom, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Tre zyrtar policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.