​Rruga Kaçanik-Hani i Elezit e lirë për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se pas rrëshqitjes së dheut në rrugën nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit, rruga tanimë është tërësisht e lirë për qarkullim.

Me angazhimin e kompanisë kontraktuese nga MIT për mirëmbajtje në këtë pjesë të rrugës, është bërë pastrimi i saj dhe që nga ora 09:00 e mëngjesit, qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë i është kthyer normalitetit.