​‘Pasaportat shëndetësore’ në Britani brenda disa muajve

Autoritetet në Britaninë e Madhe janë në bisedime me kompanitë e teknologjisë për të prodhuar “pasaporta shëndetësore” që, përmes testimit të virusit korona dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës, do t’i lejojnë popullatës së vendit të kthehet në punët e tyre në mënyrë të sigurt.

Sipas Guardian, biometrikët e fytyrës mund të përdoren për të siguruar një certifikatë personale digjitale – referuar edhe si një “pasaportë imuniteti” – për të zbutur ndikimin e distancës sociale të detyrueshëm në ekonomi, një masë parandaluese që do të mbetet në vend edhe pas kufizimeve më të rënda të paraqitura për shkak të pandemisë COVID-19.