​Oda e Avokatëve tregon mangësitë që ka projektligji i punës

Oda e Avokatëve ka diskutuar sot për projektligjin e punës, duke folur për mangësitë dhe përparësitë e tij. Shpalosja e të gjeturave rreth këtij projektligji u bë pas një punëtorie ku komiteti i Odës ka mbajtur për këtë projektligj. Aty u tha se në projektligjin e Punës nuk është marrë shumë parasysh interesi i të papunëve dhe se ligji duhet të jetë i tillë që të zbusë normën e papunësisë.

Avokati Florin Lata duke theksuar shkallën e papunësisë në Kosovë tha se ligji i punës mund të ndikojë në uljen e papunësisë, por edhe rritjen e saj.

Kjo sepse, sipas tij, me ligjin e punës mund të parashihen barriera të cilat i pengojnë punëdhënësit të punësojnë punëtorë të rinj.

Ai tha se ligji i punës duhet të jetë katalizator i zhvillimit ekonomik.

Ai deklaroi se do t’i japin konkluzionet e tyre lidhur me këtë projektligj.

E kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, deputetja Besa Baftiu tha se megjithë mangësitë që ka pasur, i kanë dhënë mundës projektligjit të diskutohet në seancë plenare.

Ajo tha që si komision, kanë kërkuar një hulumtim nga zyra ligjore pranë Kuvendit prej ku kanë marrë shumë vërejte.