​Mourinho humb kontrollin, futet në fushë për ta sulmuar gjyqtarin, ndëshkohet me të kuq VIDEO

Roma ka pësuar një humbje me rezultat të thellë 5 me 2 në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës spanjolle Real Betis.

Në këtë ndeshje, përveç golave nuk mungoi as spektakli i ofruar nga lojtarët me sjelljet e tyre jo të mira në fushë, nga ata të Romës duke përfshirë edhe trajnerin e tyre Jose Mourinho.

Trajneri Jose Mourinho, kapiteni Lorenzo Pellegrini, Gianluca Mancini dhe Rick Karsdorp u përjashtuan nga loja me karton të kuq midis ndërhyrjeve të ashpra dhe reagimeve ndaj gjyqtarit kryesor të takimit.

Reagimi i teknikut portugez erdhi tek goli i dytë i spanjollëve i cili dukej se u realizuar me ndihmën e dorës së lojtarit të Betisit dhe kjo e frustroi ish-trajnerin e Interit i cili nuk u përmbajt dhe hyri në fushë duke shkuar drejt arbitrit kryesor i cili nuk e fali reagimin e tij dhe e ndëshkoi duke e përjashtuar nga pankina.

Më pastaj Mourinho kaloi në tribunat e stadiumit dhe e drejtoi skuadrën e tij nga atje.

https://www.youtube.com/watch?v=20Snkrpuq_0