​Hyseni: Kurti e Osmani po mbjellin panik se Serbia do ta sulmojë Kosovën

Ish-koordinatori nacional për dialogun Skënder Hyseni vlerëson se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po mbjellin panik se Serbia do ta sulmojë Kosovën.

Ai tha se Serbia do të bëjë obstruksione në raport me Kosovën derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

“Kurti dhe Osmani po mbjellin panik se do të na sulmojë Serbia. Unë nuk kam dëgjuar për ndërhyje ushtarake të Serbisë në Mal të Zi, ndërhyrje të Serbisë në Kosovë ka pas prore dhe nuk do të ndalen kurrë. Përderisa nuk mbyllet konflikti me një marrëveshje përfundimtare sulmet jo-ushtarake, intervenime dhe obstruksione serbe do të ketë. Sa i përket një konflikti ushtarak drejtpërdrejt mund të jem i gabuar, por këtë nuk e shoh. Të paktën në këtë fazë të zhvillimeve jo”, tha Hyseni në Rubikon të Klan Kosovës.