​Haradinaj: Duhet të punohet ende që të drejtat e grave të avancohen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se pozita e grave në Kosovë ka avancuar dukshëm për dallim nga vitet e kaluara, mirëpo pavarësisht kësaj, ai tha se duhet të punohet më shumë që ato të drejta të mos mbesin vetëm në aspektin e ligjeve, por të zbatohen në praktikë.

Haradinaj, po ashtu tha se është e rëndësisë së veçantë që gratë në Kosovë të emancipohen në të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë. Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një konference që është mbajtur për nder të ditës së gruas me temë, “Forumi Multietnik i Lidershipit të Grave të Reja në Kosovë”.Ai gjithashtu bëri të ditur se 40 përqind e grave janë të punësuara në sektorin publik, mirëpo pavarësisht kësaj siç thotë ai, ka shumë punë për të avancuar rolin e grave në Kosovë.

Sa i përket ligjit për regjistrimn e pronës tek dy bashkëshortët Haradinaj tha se ka avancime për dallim nga vitet e kaluara.
Ndërsa, ambasadori i Francës, Dider Chabert u shpreh se për të pasur një shoqëri më progresive është me rëndësi që të drejtat e grave të jenë të avancuara dhe të punojnë çdo ditë që ato mos të shkelen. Sipas tij, për të pasur një shoqëri të hapur dhe të barabartë, është qenësore dhe njerëzore që vlerat e femrave të jenë sa më të paraqitura në shoqëri.

Ai po ashtu përmendi se e rëndësishme që gjithë bota të jetë më e barabartë dhe gjitha gratë të kenë të drejt t’i realizojnë të drejtat që ju takojnë pavarësisht nga origjina e tyre. Ish deputetja e LDK-së, Njomza Emini tha se historikisht gratë kanë qenë të pa privilegjuara dhe se nuk asnjëherë ato nuk kanë qenë pjesë e vendimmarrjes.

Mirëpo, tash sipas saj është koha që gratë të ngritin zërin e tyre karshi të drejtave që ju takojnë dhe potenciali i tyre të jetë më i madh.Kurse për deputeten nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu tha se nevojitet më shumë punë për të drejtat e grave, dhe se përfshirja e grave në partitë politike në Kosovë është e pjesshme.

Ajo kishte dhe kritika për kryeministrit Haradinaj dhe partitë politike që nuk po delegojnë gra në institucionet vendimmarrëse në Kosovë.Pjesë e këtij paneli ishte dhe drejtoresha e organizatës që i mbron të drejtat e grave, Mimoza Gavrani, e cila tha se se sot më shumë se kur është dita që zëri i gruas duhet të ngritet lart dhe të vlerësohet.