​Gjykata e Ferizajt anulon të gjitha seancat gjyqësore të cilat nuk janë urgjente

Gjykata Themelore në Ferizaj ka anuluar të gjitha aktivitetet e gjykatës dhe seancat gjyqësore përveç çështjeve të paraburgimit, urdhrat mbrojtës, rastet penale të cilat duhet tu vazhdohet apo ndërpritet masa e sigurisë, si dhe rastet e tjera të cilat sipas ligjit duhet të trajtohen me urgjencë.

”Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe në referim të Vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nr. 53/2020, të datë 15.03.2020, për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga virusi Covid-19, Gjykata Themelore Ferizaj, njofton të gjitha palët se anulohen të gjitha aktivitetet e gjykatës dhe seancat gjyqësore përveç çështjeve të paraburgimit, urdhrat mbrojtës, rastet penale të cilat duhet tu vazhdohet apo ndërpritet masa e sigurisë, si dhe rastet e tjera të cilat sipas ligjit duhet të trajtohen me urgjencë”, thuhet në njoftimin e kësaj Gjykata.