​Ferizaj: Pesë vjet burg për sulm seksual ndaj 5-vjeçares

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur ka nderuar me pesë vjet heqje lirie të miturin A.H., për veprën penale sulmi seksual.

I mituri në korrik të vitit 2020 në oborrin e shtëpisë së tij, konkretisht pas shtëpie, e ka prekur të dëmtuarën e mitur e moshës 5-vjeçare për qëllime seksuale, ku pas ekzaminimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga gjinekologu vërehen njolla gjaku në organin gjenital të 5-vjeçares.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizaj.