​Aksionarët e “Kosova Thëngjilli” kërkojnë të takohen me ministren Rizvanolli

Ka përfunduar takimi i kryetarit të aksionareve të kompanisë “Kosova Thëngjilli”, Imri Restelica me këshilltarin Vullnet Gacaferri.

Restelica ka bërë të ditur se nuk shpresojnë zgjidhje pas këtij takimi.

Sipas tij, Gacaferri ka thënë se do të njoftojnë ministren Artane Rizvanolli për kërkesat e punëtorëve të kompanisë.

Megjithatë, Restelica tha për KosovaPress se nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete.

Me dhjetëra punëtorë që po qëndrojnë gati dy orë para objektit të Ministrisë së Ekonomisë, po shprehen të indinjuar. Ata thonë se do të qëndrojnë gjatë tërë ditës në rrugë, derisa të takohen me ministren Rizvanolli.