​Abdixhiku takon ambasadorin Kosnett: LDK do të luaj rol konstruktiv si opozitë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Sipas komunikatës së lëshuar nga LDK-ja, gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve demokratike të LDK-së dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë.

Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë.