​16-vjeçari kosovar nënshkruan kontratë profesionale me Leipzigun

Një tjetër talent kosovar premton të lë gjurmë në futbollin gjerman.

Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Mehmet Ibrahimi.

Ibrahimi, i cili luan te grupmoshat e RB Leipzig, është shpërblyer me kontratë profesionale nga klubi gjerman.

Sulmuesi i majtë ka zhvilluar 14 ndeshje për grupmoshat U-17 të Leipzig ku numron 4 gola dhe 1 asistim. Kosovari me pasaportë gjermane poashtu ka zhvilluar dy ndeshje për grupmoshat U-17 të Gjermanisë.

Mbetet të shihet nëse në të ardhmen do të marr ndonjë ftesë nga Kosova apo do të vazhdoj me Gjermaninë.