​​Haradinaj: Kosova ofron një vlerë të shtuar modeste për paqe

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë pjesëmarrjes në Konferencën “Takimet Ndërkombëtare” në Berlin, ka theksuar se ende kemi nevojë për mbështetjen e demokracive perëndimore, për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë, në kufijtë ekzistues.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Gjatë vizitës zyrtare në Berlin, isha pjesëmarrës në Konferencën “Takimet Ndërkombëtare”, ku theksova se më 1999, Perëndimi na shpëtoi nga tragjedia – jo sepse ishte në interesin politik apo ekonomik të tij, por sepse ishte gjëja e drejtë për të bërë, për hir të njerëzimit dhe paqes. Sot, ende kemi nevojë për mbështetjen e demokracive perëndimore, për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë, në kufijtë ekzistues, me paqe dhe respekt dhe për të mbyllur një kapitull tragjik në historinë tonë. Kosova ofron një vlerë të shtuar modeste për paqe!