Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka drejtuar akuza të rënda ndaj Albin Kurtit.
Ai ka shkruar se Kurti është i gatshëm që vendin ta çohë drejt një lufte civile.
“Egoja e tij është më e madhe se krejt shqiptaria. E tmerrshme”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Sapo e pashë konferencën e Albinit dhe u binda që ky njeri është i gatshëm ta çojë vendin në luftë civile.
Mund të deklarojë çka të dojë por ky njeri nuk e do Kosovën. Ky e do vetëm veten e tij.







