Zyrtarja e lartë e USAID-it vjen sot në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do ta pres në takim ambasadoren e USAID-it, Erin E. McKee.

Këtë e ka kumtuar presidenca e Kosovës përmes kumtimit të agjendës së presidentes.

“Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, ndërsa në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

USAID luan një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë.