Zyrtarizimi i njohjes, Izraeli është vendi i 117 që e njeh Kosovën

Kosova dhe Izraeli sot  kanë zyrtarizuar njohjen reciproke, sipas marrëveshjes të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Ballkani.info.

 Përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.

Izraeli është vend i 117 i cili e ka njohur Kosovën si shtet dhe kjo pas marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë që kjo njohje vjen pas dy vitesh “pauzim” të njohjeve që ka pasur Kosova dhe pas rënies së shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Në vitin 2018 Kosovën e ka njohur vetëm vendi Barbados, ndërsa në vitin 2017 Bangladeshi dhe Madagascari, kurse në vitin 2019 nuk ka pasur asnjë./Ballkani.info./