Ahmet Yener, kreu i bordit zgjedhor turk, ka thënë se institucioni ka futur në sistemin e tij 47,08 për qind të votave brenda vendit dhe 12,6 për qind të votave nga jashtë.

Nuk është as temë diskutimi që ka vonesa në futjen e të dhënave tona, tha ai.

Sipas web faqes zyrtare janë numëruar 92 për qind e votave, sipas të cilave, presidenti turk, Recep Taip Erdogan është nën pragun 50 për qind.