Zyrtari policor shihet në fushatë me Sami Lushtakun, nuk respektohen as masat anti-COVID

Ndonëse pjesëtarët e policisë së Kosovës e kanë ndaluar pjesëmarrjen në tubime partike, kjo nuk i ka penguar Fehmi Fazliut, zyrtar policor me detyrë në Mitrovicë që të rreshtohet përkrah nënkryetarit të PDK-së, Sami Lushtaku.

Lushtaku ka publikuar fotografitë nga vizitat në odat e fshatrave të Skenderajt.

Ai përmes shkrimeve dhe fotografive që po i bën në Facebook, po njofton për grumbullimin e banorët e komunës së Skenderajt.

Pikërisht në në njërin prej tubimeve ku nuk është respektuar asnjë masë mbrojtëse anti-Covid 19, është parë edhe zyrtari policor Fehmi Fazliu i cili për detyrë e ka mbajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit.