Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi i ka reaguar këshilltarit të presidentit, Adil Behramajt, për të cilin ka thënë se duhet që të shkojë të bëhet këshilltar i PDK-së.
Rrustemi ka shkruar në Facebook se Adil Behramaj duhet që të bëhet këshilltar i Kadri Veselit.
Sipas zyrtarit të LVV-së, këshilltari i presidentit është nëndega e PDK-së në presidencë.
Postimi i plotë:
Kush po e torturon këtë Adil Behramajn e Presidencës? Shko more në PDK këshilltar i Veselit se si këshilltar i Presidentit ia more fytyrën asaj zyre dhe përmes saj edhe vendit.
Këdo që pyetet për të, thonë lene atë se ai është militant i PDK edhe nuk kontrollohet.
Që me e pas parasysh dhe portalet kur e citojnë, zotnia është nëndega e PDK-së në presidencë. Atij nuk i duhen as edhe shirita për ta larguar nga selia e uzurpuar e PDK-së, sepse PDK-në e ka bartur në presidencë.







