Timço Mucunski

Zyrtari i VMRO-DPMNE thotë se kjo parti e vetme do t’i ketë së paku 55 deputetë

Në një prononcim për TV21, Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE ka theksuar se ata si parti janë shumë të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve.

Ai thotë se rezultatet fillestare tregojnë se ata po prijnë 3:1.

“Sipas vlerësimit tim personal, VMRO-DPMNE do të ketë së paku 55 deputetë në përbërjen e ardhshme parlamentare, dhe në qendrën tonë analitike ka nga ata që thonë se është e mundur t’i afrohemi numrit 60, por të lëmë si do të jenë rezultatet deri në fund të mbrëmjes”, tha Mucunski.

Mucunski thotë se si popull e mposhtën bojkotin e BDI-së.

“Qytetarët duan një ndryshim të qeverisë,” shtoi ai.