Zyrtari i Qeverisë në largim thotë se Thaçi e Hoti e kanë gërryer sovranitetin e Republikës

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, po thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe i nominuari për Kryeministër, Avdullah Hoti, e kanë gërryer sovranitetin e Kosovës

Përmes një shkrimi në Facebook, Bislimi i ka reaguar Hotit, i cili është dekretuar për Shef të ri të Qeverisë, ku tha se do të shfuqizojnë vendimet që pengojnë rifillimin e dialogut me Serbinë.

Po ashtu, Bislmi i ka reaguar edhe Thaçit, i cili sot tha se vendimin e fundit të kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit, për masa të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë po i sheh si vendime të gabueshme strategjike përmes të cilave Kurti po vazhdon mashtrimet e tij patriotike.

“…një fjali më lartë Hoti e pranon që ne e paskemi penguar dialogun, rrjedhimisht Serbia paska patur të drejtë të zvarrisë dhe nuk qenka fjala për alibi. NE, duke mos e dëgjuar Hotin e paskemi detyruar Serbinë që të zvarrisë dialogun, “ me siguri e frikësuar shumë” që pala kosovare do del fituese nga ky dialog, ashtu si ka dalë në të gjitha raundet e mëparme të bisedimeve, në të cilat pala Thaçi-Hoti, në vazhdimësi e ka gërryer sovranitetin e Serbisë në territorin e saj”, ka shkruar Bislimi në Facebook.