Zyrtari i PDK-së tregon se si funksionon sistemi klientelist në Kosovë

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, i cili njihet për qasjen e tij kritike ndaj dukurive politike në vend, në një shkrim në profilin e tij në ‘facebook’, ka zbërthyer në detaje se si funksionon sistemi klientelist në Kosovë.

Ai thotë se në partitë politike në Kosovës janë një pjesë e njerëzve të cilët ‘kryejnë punë’, në dy rrafshe.

Sipas ti në njërën anë ata e luajnë rolin e punëtorëve social që ndërmjetësojnë për të punësuar njerëz, dhe në anën tjetër thotë se iu ndihmojnë njerëzve për të arritur deri tek parja publike, si garantues për tenderë.

Gecaj thotë se një gjë e tillë nuk bëhet në mënyrë të strukturuar, por në rrethe të ndryshme ku ai që ‘kryen punë’, merr meritat në mënyrë individuale dhe vetë personi merr shpërblim dhe jo partia.

Sipas tij ky është një argument se pse në Kosovë nuk ka parti politike me organe të strukturuara, pasi ato nuk i konvenojnë askujt.

Shkrimi i plotë:

Partite politike, apo me sakte, nje pjese e personave te cilet llogariten se „kryejn pune“ e qe jane lart ne to, me shumice kryejn dy mandate. Ne njeren ane si qendra sociale apo puntor social, pra, per te zgjedhur problemet individuale sociale, si punesimi apo ndermjetesimi ne sistem, e ne anen tjeter po te njetit edhe si garantues dhe ndermjetesues ne qasje ne paran e madhe publike, si tenderet apo diç te njete me to.

E keqja eshte se keto dy fenomene nuk behen ne strukture, ne institucione qe vete i kane formuar, por, ne rrethe ku pastaj, ai qe ka zgjedhur problemin eshte fituesi i drejtperdrjet, pra jo partia, nenkuptohet ky personi perfiton me vote me vone apo me kundervlere tjeter.

Ky eshte edhe problemi kryesor pse ne nuk kemi parti te rregullta e me organe stabile, pra gati se ne kete sistem te krijuar klientelist, askujt nuk i konvenojne partite me organe te rregullta.

loading…