Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Arben Mustafa, i ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i cili ka deklaruar se “opozita po bllokon ligjet duke i dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Murati ka përmendur ligjin për Çmimet Tavan, atë për Pagën Minimale si dhe për faljen e një pjese të tatimit në pronë.
Por për Mustafën, Murati po preokupohet për këto çështje, duke harruar rritjen ekonomike për vetëm 2%, rënien e eksportit dhe rënien e investimeve private.
Postimi i plotë:







