Zyrtari i NISMA-s për studimin që pretendon se Kurtin e rrëzuan dezinformatat: I sponsorizuar nga Rusia

Zyrtari i Nisma’s Mevludin Krasniqi, përmes një shkrimi në facebook ka zbërthyer studimin që pretendon se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u rrëzua nga dezinformatat.

Ai thotë se njëri nga autorët është drejtor i një instituti rus.

Krasniqi këtë raport e ka krahasuar me raportin famëkeq të Dick Martyt, për të cilin thotë se e ka sponzorizuar Rusia.

“Po shumë shpesh po na sillet Rusia këndej pari”, përfundon shkrimin Krasniqi.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

“Sot nëpër media po qarkullon njëfarë “analize” , kinse shkaqet e rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti!

E paskan bërë disa autor bashkë, njëri nga ta Samuel Greene, ky në foto, qenka edhe drejtor i një instituti Rus…!

Ky “raport” i ketij në foto…, se ç’ma kujtoj atë raportin më famëkeq për kombin tonë, atë raportin e rrejshëm të një mashtruesi, të ashtuquajturin Raporti i Dick Martyt, që me vite para tij e patën nisur dhe sponzorizuar RUSËT!

Po shumë shpesh po na sillet Rusia këndej pari…”, shkroi Krasniqi.