Bajram Gecaj, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkruar se s’po i kupton njerëzit e Vetëvendosjes që po shajnë dhe në të njëjtën kohë po kërkojnë koalicion me Partinë e Isa Mustafës.
“Sinqerisht kam problem serioze me të kuptuarit: edhe të shanë dhe të kërkon bashkëpunim! ?”, ka shkruar Gecaj, duke e publikuar statusin e kandidatit të Vetëvendosjes, Avni Zogianit, i cili akuzoi LDK’së si parti e korruptuar.
Ish-kandidati për deputet i VV’së, Avni Zogiani, ka lëshuar akuza në drejtim të Partisë së Isa Mustafës, duke thënë se LDK është lazdruar pasi shoqëria provoi të amnistonte nga korrupsioni që ka bërë me partitë tjera.
“LDK-ja u lazdrue qysh kur ne si shoqni provuem me e mbylle njenin sy per korrupsionin e saj te perbashket me partite tjera, dhe deshtem me besue se eshte parti e ndryshimit!”, ka shkruar Zogiani.

Ky reagim i zyrtarit të VV’së ka ardhur në kohën kur Albin Kurti dhe Isa Mustafa po dështojnë të ndërtojnë një marrëveshje për bashkëqeverisje.







