Zyrtari i LDK-së: Albin Kurti në sinkron me Serbinë!

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti rreth dialogut.

Madje, ai ka shkuar aq larg sa ka thënë se i pari i ekzekutivit është në sinkron me Serbinë.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

KRYEMINISTRI NË SINKRON ME SERBINË!
Unë e di shumë mirë, nga shumë debate që kishim, se LVV i kishte shqyrtuar dhe analizuar marrëveshjet e Brukselit deri në detajet më të vogla. Një qeverie të aftë dhe me inteligjencë të mjaftueshme përbrenda do t’i nevojiteshin më së shumti një apo dy javë që të shqyrtoi dhe analizoi qasjen e mëtutjeshme. Prandaj, kjo çfarë po ndodhë tani është asgjë më shumë se mos-guxim ballafaqimi dhe blerje kohe. Unë vërtetë nuk dua të tingëlloi si Ramush Haradinaj, sepse ajo çfarë ka pyetur ai është çështje për AKI-në ta analizoi dhe të vije tek përfundimet. Nëse vërtetë dikush ka interes prioritar për zgjidhjen sa më të shpjet të çështjes së dialogut është mu Republika e Kosovës. Në anën tjetër, blerja e kohës është dhe ishte taktikë negociuese e Serbisë tanimë për nja kohë të gjatë, prandaj përfundimi se blerja e kohës është në sinkron të plotë me pozicionin e Serbisë, e që rrjedhimisht i bie që qasja e Kryeministrit Kurti është në sinkron dhe për interesin e Serbisë. Ne nuk na intereson fare se çfarë ka bërë dhe çfarë ka premtuar Albin Kurti derisa ishte në opozitë. Nuk na intereson ne as që Kryeministrit do ti duhet të shkel si ekskavator mbi premtimet e tija. Ajo çfarë na intereson është që dialogu të përfundoi një herë e përgjithmonë, dhe që Kosova të lirohet nga kjo barrë e rëndë që na rri mbi kokë si “Shpata e Demokleut” tash e mbi njëzet vite. Kryeministri madje nuk po qëndron as në Kuvend kur debatohet për nja çështje aq të rëndësishme, e që miqtë tonë do t’i thoshin “he is a joke” (është, pra, hajgare puna e tij)!