Zyrtari i lartë i PDK-së e kritikon ashpër partinë e tij: Ramë nga provimi, duhet të kërkojmë falje

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Arben Gecaj është shprehur i mllefosur me partinë e tij dhe deputeten Flora Brovina, pas publikimit të fotos e cila më vonë doli të jetë e rreme dhe e cila përshkruante dhunimin e forcave serbe ndaj një shqiptarejeje gjatë luftës.

“Partia politike duhet të ketë organe, sistem dhe para e gjithash planifikim të veprimeve deri ne detaje, e sidomos ne Kuvend. Veprimi i deputetes sot, pa paralajmerim në mbledhje të grupit parlamentar, spontan dhe plotësisht manipulativ ka shkatërruar shumë. Po ashtu, grupi parlamentar i partisë duhet me marrë përgjegjesinë. Sot kemi ra në provim, edhe atë me pjesën me të ndiejshme të vendit tonë. Sot u dhunuan edhe njëherë të gjitha viktimat, familjarët dhe mbijetuarit”, ka shkruar Gecaj.

Sipas tij, deputetja Brovina qe sonte duhet te dorëhiqet.

“Partia Demokratike duhet te reflektojë, sonte të kërkoje falje dhe të ketë shumë kujdes. Anëtarësia e saj është tejet e mllefosur”, ka thënë në fund Gecaj. /Ballkani.info/