Zyrtari i lartë amerikan: Vaksinën kundër koronavirusit duhet ta ndajmë menjëherë me botën

Nëse SHBA-ja zhvillon e para një vaksinë kundër koronavirusit, ajo do të duhet ta ndajë menjëherë me botën, theksoi Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron të prodhojë doza për gjithë popullsinë amerikane.

“A duhet të konsiderohet  vaksina e ardhshme si një e mirë publike globale, ashtu si konfirmuan presidentët francez dhe kinez? Unë jam shumë dakord me këtë”, përgjigjet Francis Collins duke shprehur shqetësim për fatin e Afrikës.

“Nëse marrim një vaksinë që funksionon, do të doja që ajo të jetë e disponueshme sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në Amerikën e Jugut, dhe të shikojmë se çfarë po ndodh në Brazil”, shtoi ai.

“Ne kemi një përgjegjësi të madhe. Ne jemi vendi më i pasur në botë, ne nuk mund të kujdesemi vetëm për veten tonë, do të ishte e tmerrshme”, nënvizoi Francis Collins.

Një prej vaksinave eksperimentale më të avancuara në botë, është ajo e kompanisë bioteknologjike amerikane “Moderna”, partenere e NIH dhe të cilës qeveria amerikane i ka akorduar një gjysmë miliardë dollarë.