Zyrtari i lartë amerikan: Qëllimi i bisedimeve nuk është ndryshimi i kufijve, por njohja e Kosovës

Në bisedimet ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk do të flitet se a do të ketë apo jo ndryshim kufijsh, por për njohje, ka thënë ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Matthew Palmer.

“Serbia duhet ta njohë Kosovën të pavarur, shtet sovran e këtë duhet t bëjë edhe Kosova” ka thënë sot ai në Forumin e Delfit, në një panel kushtuar Evropës Juglindore.

Palmer i është përgjigjur kështu moderatorit të panelit Jovan Kovaçiq në pyetjen se cila është vërtetë pozita e SHBA-së për negociatat Serbi Kosovë.

Palmer, pasi ka konstatuar se ekziston keqkuptimi lidhur me pozitën e SHBA-së, ka thënës se SHBA-ja dëshiron të ndihmojë që vetë aktorët ta bëjnë atë që dëshirojnë.

“Marrëveshja e Prespës ka pasur sukses pasi atë e kanë dashur liderët e dy palëve. Ne duam që kjo të përsëritet edhe në negociata Serbi -Kosovë dhe atë marrëveshje ta pranojnë të dy palët. Nuk ka vija të kuqe, nuk ka çeqe të zbrazëta”, citon “danas” të ketë thënë Palmer.

Ai ka shtuar se “Kosova duhet ta heqë ose ta suspendojë taksën, sepse taksa bën pengesë për përparim në bisedime “.

Sipas portalit serb,Mathieu Palmer ka përkujtuar se” SHBA-ja me vite e përkrah Kosovën dhe se tani është koha që Kosova të përgjigjet si partner.

Përfaqësuesi i Bullgarisë Rozen Plevnijev, ish president i këtij vendi, e ka përmendur, sidomos, ndikimin negative të Rusisë në Ballkan.