Zyrtari i AAK-së i kundërvihet Isa Mustafës: Je duke luftuar për një mandat tjetër

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Anton Berisha, ka thënë se Isa Mustafa i ka rënë pishman pse kishte deklaruar se s’do të kandidonte më për Shef të LDK’së, ka thënë se krejt akuzat në drejtim të Ramush Haradinajt po i bën për t’u rikthyer edhe për një mandat në krye të partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kishte kritikuar qeverinë aktuale për numrin e madh të këshilltarëve të Kryeministrit Haradinaj dhe ministrave të tjerë.

Ndër të tjerash, Mustafa ka përmendur kohën kur ishte në krye të Qeverisë, mandatin e kaluar ku theksoi se si kryeministër kishte vetëm 11 këshilltarë të brendshëm dhe të jashtëm, përcjell Ballkani.info.

Postimi i Berishës:

Isa Mustafa, pasi zbrazi arsenalin e rradhes, ia kujtoi vetes: profesor, mos u merr me ta.

Pa hyre ne kete diskurs cinik te tij, qe eshte karakteristike individuale dhe nuk dua te merrem me te, ngase kritikat e tij nuk kane te bejne me kryeministrin Haradinaj.

Mustafa, i pishmanuar me vendimin e moskandidimit per kryetar te LDK-se, tash eshte duke treguar, se une do te jem kandidatura e LDK-se.

Kryetar i LDK-se, qe siç e tha vet, nuk i ka ra pishman per votimin e presidentit, duke identifikuar synimin politik apo detyrimet qe i ka.

Nje njeri jo i lire, nuk mund te jete asgje me shume se kryes i detyrave nga ata qe e kane ne dore.
Profesor, liria eshte vlere universale, dhe eshte me e vlefshme se çdo titull.