Zyrtari i AAK-së e pyet Kurtin pse u takove me mikun e Putinit

Anëtari i AAK-së, Burim Ramadani, njëherit edhe zv.ministër i Mbrojtjes në detyrë ka kritikuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për takimin dhe fotografimin me mikun e Vladimir Putinit, Gerard Dapardieu.

Ramdani ka thënë se një takim më një njeri të tillë është gabim i Albin Kurtit, dhe njëherit i ka kujtuar Kurtit se çfarë kishte shkruar për nobelistin Handke.

Ndryshe Ramush Haradinaj në vazhdimësi është duke e atakuar Albin Kurtin të cilin e ka quajtur edhe mashtrues i madh.

Shkrimi i plotë:

Me Gerard Depardieu? Seriozisht?

Gabim Albin, gabim!

Po ku t’u gjet një mik i Putinit, pavarësisht vlerave artistike që mund të ketë ai?

Sikurse ke thënë para 4 ditësh për nobelistin Handke, “shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë assesi si të pavarur prej vetes, veprës e fjalës së vet”.

Po Depardieun, e gjykove të pavarur prej vetes?

loading…