Arabia Saudite

Zyrtarët kosovarë dhe sauditë bisedojnë për ‘bashkëpunim parlamentar’

Komiteti për Miqësi Parlamentare Kosovë-Saudi janë takuar për të diskutuar për ngritjen e marrëdhënive dy-shtetërore dhe bashkëpunim parlamentar, njoftoi agjencioni arab i lajmeve “Arab News”.

Këtë takim nga pala kosovare e përfaqësoi zv/ministri i jashtëm, Kreshnik Ahmeti.

“Faisal Hifzi, ambasadori i Arabisë Saudite në Shqipëri dhe ambasador jorezident në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, mori pjesë në takim. Gjithashtu, komisioni u takua me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe bisedoi për bashkëpunimin në çështjet komunale. Kryebashkiaku vlerësoi përpjekjet e Arabisë Saudite për ruajtjen e mjedisit”, shkroi mediumi arab.

Delegacioni i Këshillit Shoura u angazhua edhe me kompanitë vendore, duke shqyrtuar projektet e ardhshme të Kosovës dhe duke diskutuar mundësitë për bashkëpunim ekonomik.