Takimi

Zyrtarët e PDK-së vizituan prindërit e Thaçit në prag të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku bashkë me nënkryetaren e PDK-së Vlora Çitaku kanë vizituar sot familjen e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Në prag të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Lushtaku, Çitaku dhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu qëndruan në shtëpinë e familjarëve të Thaçit.

“Rrofshin gjatë këta prindër fisnikë e pritshin edhe shumë përvjetorë të tjerë të pavarësisë, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Sa mikpritës e sa të dashur janë nana Hyrë e baba Haxhi. Të shtyer në moshë e të lodhur nga sfidat e jetës por gjithmonë ballëhapur e krenarë që Kosovës i dhanë një personalitet si Presidenti Hashim Thaçi.

Rrofshin gjatë këta prindër fisnikë e pritshin edhe shumë përvjetorë të tjerë të pavarësisë, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi!.