Zyrtarët e partisë së Albin Kurtit me sulme të orkestruara ndaj SHBA-ve!

Hysamedin Feraj, zyrtar i Vetëvendosjes, postoi një shkrim kushtuar Avdullah Hotit, duke i kërkuar shpjegime pse duhet ndihma e Richard Grenellit.

“Tani Hoti po na thotë se aleat kemi këdo që na ndihmon të rikthemi nën Serbinë”, ka shkruar Feraj, në reagimin në FB.

Ky zyrtar i VV’së e ka analizuar gjuhën e Hotit duke e klasifikuar se është kundër traditës rugoviane.

“Dihet se, përkundër kërkesës amerikane dhe europiane, Rugova nuk dha dorëheqje nga organizimi i rezistencës popullore, masive e paqësore. Dalëngadalë ata na mirëkuptuan dhe u bënë aleatët tanë”, ka shtuar ai, raporton Balllkani.info.

Ky është sulmi i parë që VV-ja i bëri sot SHBA-ve, pasi që sonte ka qenë nënkryetari i kësaj partie dhe kryetari degës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka.

Nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka, që është edhe kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë ka dalë hapur kundër ambasadorit amerikan, Richard Grenell, por jo vetëm tij por edhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Grenelli, Delli, Jacobsoni e besa as Trumpi nuk janë pronarë të SHBA-ve.

Ai thotë se SHBA-të dhe vlerat demokratike të tyre janë përfaqësuar edhe nga Ëillsoni, Kennedy, Bushët, Kllintonët.

Këto sulme vijnë pasi që sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kërkoi që qysh të hënën (sot) të hiqet taksa ndaj Serbisë ashtu siç ka kërkuar Richard Grenell. /Ballkani.info/