Zyrtare: Zymer Bytyqi transferohet te gjiganti grek, Olympiacos

Gjiganti i futbollit grek, Olympiacos ka kompletuar transferimin e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqit.

Anësori “dardan” ka nënshkruar me klubin grek nga Konyaspori i Turqisë, shkruan Demokracia.com.

“Olympiacos njofton blerjen e Zymer Bytyqit. Reprezentuesi me kombëtaren e Kosovës ka lindur në Belgjikë më 11 shtator të vitit 1996 dhe ka nënshkruar kontratë me “bardhekuqtë” e ardhur nga Konyaspori”, thuhet në komunikatën e Olympiacos.


Këtë vit me skuadrën turke ai bëri 23 paraqitje, duke shënuar një gol dhe tre asistime.