Zyrtare: Trepça regjistrohet si Shoqëri Aksionare

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se së bashku me zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, sot e kanë dorëzuar certifikatën e regjistrimit të biznesit të kombinatit metalurgjik ‘Trepça’, tek ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Tashmë gjiganti metalurgjik ‘Trepça’, i takon edhe zyrtarisht shtetit dhe popullit të Kosovës ashtu siç i ka takuar gjithmonë”, ka shkruar Shala, përcjell Ballkani.info.

Në fund të shkrimit, Shala i ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës dhe punëtorët e ‘Trepçës’. /Ballkani.info

Postimi i plotë:

Është kënaqësi dhe privilegj që sot pata nderin që bashkë me zëvendëskryeministrin, Dardan Gashi, ta dorëzoi certifikatën e regjistrimit të biznesit të kombinatit metalurgjik “Trepça” tek ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka. Tashmë gjiganti metalurgjik “Trepça” i takon edhe zyrtarisht shtetit dhe popullit të Kosovës ashtu siç i ka takuar gjithmonë. Urime qytetarë të Kosovës dhe punëtorëve të “Trepçës”.