Telekomi dhe Z-Mobile nuk kanë arritur marrëveshje për kushtet e reja mbi vazhdimin e kontratës.
Kryetarja e Bordit të Telekomit Besa Shatri-Berisha, tha se pas një periudhe 6- mujore me Z-Mobile, palët nuk kanë arritur marrëveshje për kushtet e reja.“Sot kryeshefi ekzekutiv ka dërguar njoftimin për përfundim të kontratës me Z-Mobile”, tha ajo nën jë konferencë për media.
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit Bedri Istrefi tha se dje në mbledhjen e bordit është marrë vendim që sot gjatë ditës është njoftuar operatori Z-Mobile, se pas ndërprerjes së negociatave, kontrata nuk do të vazhdohet. I pyetur se çka do të ndodhë me numrat e Z-Mobile, ai tha se shërbimet nuk do të ndërpriten deri në përfundimin e fazën e tranzicionit.
“Bashkë me ARKEP-in po punojmë të implementojmë edhe fazën e tranzicionit që do të zgjatë nga 30 deri 120 ditë. Konsumatorët që kanë shërbimet e tyre, s’do t’u ndërpriten deri në përfundim të tranzicionit”, tha ai.







