ZYRTARE: Shtyhen Lojërat Olimpike, do të zhvillohen vitin e ardhshëm

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach ranë dakord zyrtarisht që të shtyjnë Lojërat Olimpike për një vit.

Lojërat Olimpike nuk janë anuluar kurrë në kohë paqeje. Në 1916, 1940 dhe 1944, Lojrat u anuluan për shkak të luftërave botërore.

Kujtojmë se përhapja e pandemisë së koronavirusit ka vënë në bllokadë totale botën e sportit.