Në respektim të vendimit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas konsultimeve të gjera me strukturat tona në Kamenicë, kjo degë ka zyrtarizuar emrat për zgjedhjet lokale 2025.

Kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës do të jetë z. Shaip Surdulli, ndërsa bartës i listës për Asamblenë Komunale është kryetari aktual i Degës, z. Jeton Biqkaj.

“Këto vendime përfaqësojnë unitetin dhe përkushtimin e strukturës sonë për të sjellë ndryshim dhe qeverisje të përgjegjshme në Kamenicë. Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë se një garë, ato janë një mundësi për qytetarët që të rikthejnë dinjitetin dhe zhvillimin në komunën e tyre, përmes një platforme të qartë, me njerëz të dëshmuar dhe me vizion të cilin ua ofron LDK-ja”, thuhet në njoftim. /Ballkani.info/