Zyrtarë qeveritarë harrojnë ta ndalin filterin e maces përgjatë konferencës për shtyp

Një politikan nga Palestina mbet i skuqur pas konferencës për shtyp, ngase fytyra e tij u transmetua me filterin e maceve në Facebook.

Linja e transmetimit online e ministrit rajonal Shaukat Yousafzai në një bisedë me gazetarët u bë virale, pasi ekipi i tij i rrjeteve sociale gabimisht aktivizoi filterin në ‘Facebook’.

Komentimet vërshuan në postimin në Facebook, pasi vërejtën veshët rozë dhe musteqet e zeza të filterit në ministrin rajonal.

Video u fshi disa minuta pas konferencës për shtyp nga faqja zyrtare në Facebook e Partisë Tehreek-e-Insaf (PTI), e cila është në pushtet në krahinën Khyber Pakhtunkhwa.