Federatës Shqiptare

Zyrtare: Po rikthehet futbolli edhe në Shqipëri, caktohet data e rifillimit të kampionatit

Futbolli po rikthehet edhe në Shqipëri. Sot (e mërkure) nga FSHF dhe klubet e Kategorisë Superiore është vendosur që kampionati të rifillojë më 3 qershor.

Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është mbajtur një mbledhje mes krerëve të FSHF’së dhe Presidentëve të klubeve nga Kategoria Superiore.

Në këtë mbledhje u vendos që kampionati të rifillojë më 3 qershor, teksa tani ky vendim i tyre duhet të miratohet edhe nga ana e Qeverisë së Shqipërisë.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur të zhvillohen edhe 10 ndeshje, shtuar këtu edhe ndeshjet në Kupë.