ZYRTARE: Nuk ka koalicion parazgjedhor LDK-VV

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është përgjigjur zyrtarëve të Vetëvendosjes lidhur me kërkesën për postin e kryeministrit.

Ai ka thënë se nuk bëjnë koalicion me asnjë parti që i kushtëzon me këtë post ndërsa ka ftuar zyrtarët e Vetëvendosjes të përmbahen nga deklaratat kushtëzuese.

Kryetari i LDK-së ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimit me PDK-në.

loading…