Bashkimi Evropian ka konfirmuar se nesër do të takohen Presidenti i Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së.
“Pritet që Vuçiq dhe Thaçi në takim të konfirmojnë gatishmërinë për intensifikimin e përpjekjeve që të arrihet marrëveshja ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhëniueve që është e një rëndësie thelbësore për rrugën e tyre europiane”, ka njoftuar Bashkimi Evropian.







