Zyrtare: Ndeshja Shqipëri-Francë luhet në “Arena Kombëtare”

“Arena Kombëtare” do të jetë nikoqire e kampionit të Botës, Francës.

Lajmi tashmë për “Procesi Sportiv” është konfirmuar edhe nga i pari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

“Ndeshja me Francën do të luhet në Arena Kombëtare”.

Shqipëri – Francë, zhvillohet me 17 nëntor dhe fillon nga ora 20:45.

Kujtojmë, vetëm tre ditë më parë, Shqipëria luan ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”.

loading…