3 ditë pasi mbërriti në Itali për të zhvilluar vizitat mjekësore, Hirving Lozano është zyrtarisht futbollisti më i ri i Napolit.

Sulmuesi meksikan i cili ishte dëshira e parë e Carlo Ancelottit në merkato është transferuar te të kaltrit për 38 milionë plus bonuset duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit.

24-vjeçari ka firmosur për 5 vite me të kaltrit një kontratë nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.

Welcome Hirving #Lozano! 🇲🇽

Club statement 👉 https://t.co/V0p7JyecBC

💙 #ForzaNapoliSempre #weareallbrothers #onecityoneclubonepassion pic.twitter.com/PuK2mlfj4I

— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) August 23, 2019

loading…